'TikTok-u' dhe fëmijët, flet psikologia: Prindërit nuk kanë kohë për fëmijët, kujdes para se të jetë tepër vonë

'TikTok-u' dhe fëmijët, flet psikologia: Prindërit nuk kanë kohë për fëmijët, kujdes para se të jetë tepër vonë

09:49, 14/02/2022
A+ Aa A-

"TikTok" është një aplikacion argëtuese online përmes të cilit mund të krijosh video të shkurtra 15 sekonda, ku ndër të tjera ekspozohen edhe imazhe që lidhen me bullizmin, imitimin e shembujve negativë apo edhe me pamje pornografike.

Ky aplikacion është përhapur edhe tek nxënësit e shkollave fillore duke ngritur kështu një shqetësim të madh për ekspertët dhe prindërit.

Për të folur mbi këtë shqetësim, në një lidhje me 'Skype' për ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ishte e ftuar Arbjola Halimi, pedagoge dhe psikologe dhe Esmeralda Keta Gazetare.

Psikologia teksa nuk e fshehu shqetësimin e saj mbi këtë problematikë majft aktuale, u shpreh: "Prindërit nuk kanë shumë kohë për të kontrolluar vazhdimisht përmbajtet që fëmijët kërkojnë apo shikojnë në Tik-Tok. Që në fëmijëri ka një lloj tendence pët t’i lënë fëmijës telefonin. Unë e kuptoj përgjegjësinë e tyre ama edhe fëmija është përgjegjësi e madhe. Kujdesi duhet para se të jemi shumë vonë sepse ka raste kur realisht jemi shumë vonë. Nëse më përpara kishim frikë se fëmijët po humbion me ndonjë rrugicë lagjeje sot kemi frikë se po humbin në rrugica virtuale. Këto rrugica janë shpeshehrë të rrezikshme dhe kanë përmbajtje vërtët të frikshme. Sidomos në adoleshencë, sepse vetë adoleshenti ka tendencë të thyejë rrefullat, të tentojë atë që është më e rrezikshme.

Sa më shumë është i përfshitë aty aq më shume do jetë i përfshirtë në ato llloj përmbajtjesh që ata i qujanë sfida."

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco