Parashikimi i motit për ditën e hënë

Parashikimi i motit për ditën e hënë

22:59, 13/02/2022
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Java pritet e ndryshueshme në aspektin meteorologjik. Dy ditët e para të saj do të jenë përgjithësisht me kthjellime e vranësira, të cilat hera herës do të shoqërohen me reshje shiu të dobta e lokalisht mesatare në veriperëndim. Dëbora e dobët do të prekë majat e alpeve si dhe majat e maleve në verilindje.

Ditën e mërkurë kalimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin dhe në veriperëndim dhe bregdet në formën e shtrëngatave me rrufe. Më tej situata do të vijë drejt përmirësimit.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare ditën e mërkurë duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Ju urojmë një javë të mbarë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco