VIDEO-SYRI TV/ Të rinjtë të pashpresë, zgjedhin të ikin nga Shqipëria

14:29, 13/02/2022
A+ Aa A-

Pak javë me parë në Tiranë, u kremtua me një takim pompoz akordimi i çmimit ‘Tirana kryeqyteti Europian i rinisë’.

Por sa mundësi ofron Tirana për të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen këtu, këtë e tregon fakti se Shqipëria ende nuk po e kuron plagën e hemorragjisë të largimit të të rinjve. Le të ndjekin zërin e vetë protagonistëve të cilët pohojnë se e kanë të pamundur të ndërtojmë të ardhmen në kryeqytetin shqiptar.

Nga SYRI TV

Panorama që ofron kryeqyteti, flamujt e propagandës së kryeqytetit të rinisë për 2022 që vazhdon prej muajsh, për të treguar një Tiranë joshëse për të rinjtë është thjeshtë fasadë. 

Por, për SYRI TV,  këta të rinj tregojnë se duan të largohen nga vendi, pasi nuk shohin shpresë.

Sipas Der Standard në Shqipëri ka mungesë perspektive, gjë e cila çon në normë të lartë emigrimi.

Edhe raporte të ndryshme të kohëve të fundit tregojnë se Shqipëria po përballet me braktisjen nga të rinjtë dhe emigrimin e ‘trurit’.

Gazetare Fabiona Pasho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco