Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Turistët gjermanë zbresin në Vlorë, kërkojnë më shumë mirëmbajtje

12:52, 13/02/2022
A+ Aa A-

Edhe pse temperaturat janë të ulëta turistët gjermanë nuk i ka ndaluar të zgjedhin bregdetin e Vlorës si vendin ideal për të pushuar. Të intervistuar nga SYRI TV turistët shprehen se Vlora është një qytet I mrekullueshëm por duhet të mirëmbahet më shumë pasi ka mbeturina të hedhura kudo

Nga SYRI TV

Vlora vijon ende të ketë turistë të shumtë, pavarësisht luhatjeve të temperaturave, kjo falë të huajve të cilët e shohin si momentin perfekt për të zhvilluar pushimet në jug. Ajo që bie në sy, është se numri më i lartë i turistëve janë nga Gjermania. Të intervistuar nga SYRI TV turistët shprehen se i pëlqen të eksplorojnë Shqipërinë pasi ka atraksione të shumta.

‘Ne kemi 6 javë këtu. Na pëlqen shumë dhe koha është shumë e mirë. Është hera e parë që e vizitoj këtë vend të mahnitshëm, por shpresoj që të rikthehem sërish pasi është shumë bukur dhe qetë’, - është shprehur njëri nga turistët gjermanë.

Një tjetër turist thotë se kënaqet me ambientin dhe detin.

‘Unë po kënaqem shumë këtu dhe realisht me pëlqen ambienti, deti, rëra çdo gjë. Ushqimi është i mrekullueshëm dhe kur te kthehem në vendlindjen time do t’ia rekomandoj këtë vend miqve të mi. Është hera e dytë që vizitoj Vlorën dhe do të rikthehem sërish pasi më pëlqen shumë këtu’, - thotë ai.

Turisti tjetër nënvizon faktin se është hera e tretë që vjen për pushime në Vlorë.

‘Është hera e 3 që vij në Shqipëri dhe në Vlorë. Këtu më pëlqen shumë është vendi ideal për turistët e huaj të cilët kërkojnë qetësi në këtë stinë të vitit. Më pëlqen shumë por do të doja që të mirëmbahej më shumë’, - thotë ai.

Turistët pohojnë se bregdeti shqiptar është kthyer në një destinacion kryesor për ta pasi çdo vit vijnë e frekuentojnë. Të kënaqur nga plazhet ata theksojnë se do të rikthehen sërish vitin tjetër dhe se do ta promovojnë Shqipërinë edhe tek familjarët e miqtë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco