VIDEO – SYRI TV/ Godina e degraduar, banorët e Torovicës: Asnjë shërbim shëndetësor

VIDEO – SYRI TV/ Godina e degraduar, banorët e Torovicës: Asnjë shërbim shëndetësor

14:07, 04/02/2022
A+ Aa A-

Banoret e Torovicës prej me shume se 20 vitesh nuk marrin sherbimin e nevojshem mjekësor pasi qendra shëndetësore eshte e degraduar dhe mjeku vjen vetem 1 here ne jave. Te revoltuar ata I bejne thirrje qeverise te marrë masa pasi nuk kane ku te vizitohen e as ku te marrin ilaçe.

Syri Tv

Këto pamje që po shikoni vijnë nga qendra shëndetsore e Torovicës në Lezhë.

Siç duket godina  në të cilën marrin shërbim rreth 1 mijë banorë të fshatit Torovicë është tërësisht e amortizuar,uji mungon ndërsa suvaja dita ditës po rrënohet. 

Të intervistuar nga Syri Tv banorët Dedë Gjoni dhe Mirash Ndrezaj thonë se kjo problematike është evidente prej shumë kohësh por pavarësisht apeleve të shumta ndaj qeverisë deri më tani asgjë nuk është bërë.

Kryeministri Rama edhe pse ka lajmëruar nisjen e programit të 300 qendrave shëndetësore deri më tani, duket se ky projekt qeveritar, nuk e ka pasur në hartën e investimeve qendrën e shëndetësore e fshatit Torovicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco