Fotomodelja me sindromën Down 'çelet si lule' sapo nis punën me agjencinë - VIDEO Modelja e Swansea Beth Matthews nënshkroi kontratë me agjencinë e famshme

Fotomodelja me sindromën Down 'çelet si lule' sapo nis punën me agjencinë - VIDEO

12:51, 04/02/2022
A+ Aa A-

Një vajzë me sindromën Dow ka nisur një karrierë si fotomodele pasi ka firmosur kontratën me një agjenci të madhe. Beth Matthews, 22 vjeçe, nga Swansea, provoi të shfaqej si fotomodele pasi kushërira e saj pa punën e Ellie Goldstein, e cila gjithashtu ka sindromën Down dhe ka përfaqësuar Gucci-n.

Kështu, Beth ka nënshkruar kontratë për të njëjtën agjenci si Ellie Goldstein - Zebedee - e cila përfaqëson njerëzit me aftësi të kufizuara dhe dallime të tjera fizike.

Mamaja e saj, Fiona Matthews, me të cilën shfaqet në foto, tha se ajo po "lulëzonte" që kur filloi modelingun. Pasi u lajmërua për punën e Ellie Goldstein nga motra e zonjës Mattheës, familja e Beth-it kërkoi mundësinë që edhe ajo të bënte të njëjtën gjë, thjesht për të parë se si do të vazhdonte.

Gjysmë ore pasi gjetën një stilist dhe fotograf vendas për të bërë një sesion fotografik, zonja Matthews tha se vajza ishte "absolutisht e mahnitshme".

Zebedee nënshkroi me të vetëm disa javë më vonë dhe Beth që atëherë është përfshirë në një numër seancash fotografike. Agjencia u krijua pesë vjet më parë, me qëllim rritjen e përfaqësimit të personave me aftësi të kufizuara si dhe atyre me dallime fizike dhe personave trans.

Ella Singleton-Redmond, tha se aftësia e kufizuar shpesh lihej jashtë debateve rreth diversitetit. Ajo tha: “Njëzet përqind e popullsisë sonë jeton me aftësi të kufizuara, qofshin të dukshme apo të padukshme, kështu që ne duhet të përfaqësojmë ata në reklamat që bëjmë.

"Njerëzit po ndërgjegjësohen për këtë dhe kanë filluar të ndryshojnë. Qëllimi ynë është të sigurohemi që të gjitha format e mediave të përfaqësojnë popullatën. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë."

Rreth 47,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë sindromën Down, e cila shkaktohet nga një kromozom shtesë. Gjendja shkakton disa nivele të paaftësisë në të mësuar, por shumica e njerëzve me sindromën Down jetojnë jetë të gjatë, të shëndetshme dhe arrijnë qëllime tipike në jetë, me një numër në rritje në punë dhe jetë gjysmë të pavarur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco