Ëmbla Ademi i kthehet arsimimit, psikologia: Po kthehemi hapa pas, prindërit që firmosën të pa informuar

Ëmbla Ademi i kthehet arsimimit, psikologia: Po kthehemi hapa pas, prindërit që firmosën të pa informuar

11:22, 04/02/2022
A+ Aa A-

Nxënësja e shkollës fillore “Bashkimi” nga Gostivari, Ëmbla Ademi është kthyer sërish në bankat shkollore.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri.

“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në Facebook.

Vogëlushja e cila është me sindromin Down kishte ndërprerë mësimin, pasi disa prindër kishin nisur një peticion që Ëmbla të largohet nga klasa.

Mëngjesin e sotëm, për të folur më shumë në lidhje me këtë situatë të vështirë që kaloi familja Ademi, ishte i ftuar në një lidhje me Skype babai i Ëmblës Ilir Ademi dhe psikologia Flavia Shehu e specializuar për ndihmën ndaj fëmijëve me siondromën Dawn.

“Është një situatë shumë e rënduar për çdo fëmijë që mund të gjendet në vendin e Ambrës. Arsimi gjithëpërfshirës është një e drejtë në pjesën më të madhe të shteteve, edhe në Maqedoninë  e Veriut, dhe të gjithë personat dhe institucionet duhet të ngrihen në këmbë përsa i përket nevojave të personave me aftësi të kufizuara e jo më të bëhet fjalë për diskriminim.

Nga ana tjetër sigurisht që duhet një ndergjegjësim në komunitet. Nuk duhet të kthehemi hapa mbrapa por të bëjmë progres”, u shpreh psikologia

 E pyetur se si e përshkruan ajo si psikologe reagimin e prindërve qe kanë firmosur peticionin, Shehu u përgjigj:

“Unë do ta lidhja me mungesë informacionit sepse nëse prindërit do të dinin mirë karakteristikat  e fëmijëve me sindromën Dawn, nuk do ta firsmosnin peticionin, dua të vendosem dhe nën lëkurën e prindërve, por gjithsesi nuk është e drejtë të përjashtojmë një fëmijë nga një grup i caktuar për arsye të tilla”, shtoi ajo.

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco