Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Lumi i Vlorës, Shushica - ME FOTO

Lumi i Vlorës, Shushica - ME FOTO

09:34, 04/02/2022
A+ Aa A-

Shushica është degë e rëndësishme e Vjosës, i cili rrjedh sipas drejtimit jug-veri, në Vlorë. Lumi i jep hijeshi të pamatë gjithë luginës e cila rrethuar me male të larta nga tre anët (lindje, jug, perëndim) zbukurohet hijshëm prej këtij lumi, tregon studiuesi Abdulla Diku.

Ka gjatësi 81.6 km, sipërfaqe 715 km2 dhe lartësi mesatare 540 m. Fillon ndërmjet malit të Thatë e Gjoshnikoshit, në lindje të fshatit Kuç.

Deri në afërsi të tij, lumi mban emrin Zhuri i Kuçit. Më tej, tek Buronjat (e Kuçit), ku dalin ujëra më të shumta e të ftohta, pasi derdhet përroi i Thatë, merr emrin Shushicë.

Degët kryesore janë në krahun e djathtë: përroi i Smokthinës, i Vajzës dhe i Vllahinës. Deri në Brataj ka shtrat të ngushtë e të thellë. Më tej rrjedh në një shtrat të gjerë e me brigje të larta.

Vetë emri ‘Shushicë’ (i thatë) është tregues i terrenit nëpër të cilin kalon, ku një pjesë e madhe e ujit rrjedh nën sipërfaqe.

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco