Moti i acartë, ja qytetet ku u shënuan temperaturat më të ulëta

Moti i acartë, ja qytetet ku u shënuan temperaturat më të ulëta

15:04, 25/01/2022
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur e dita e sotme ishte ndër më të ftohtat e këtij viti.

Ndikimi i masave ajrore të ftohta bëri që termometri minimal për ditën e sotme të regjistroi vlera negative me disa gradë nën zero në të gjithë vendin tonë, në qytetet Peshkopi dhe Korçë u regjistruan vlera -13°C.

Gradualisht pritët që këto masa të spostohen drejt lindjes së rajonit e për pasojë për ditën e mërkurë parashikohet një rritje e lehtë e temperaturave në vlerat minimale.

Orët  me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit duke sjellë kështu një rritje të temperaturave në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -10 deri 4°C

në zona e ulëta -7 deri 10°C

në zona bregdetare -2 deri 12°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco