Moti i acartë/ Parashikimi: Ja si do jenë temperaturat sot dhe nesër

Moti i acartë/ Parashikimi: Ja si do jenë temperaturat sot dhe nesër

11:26, 24/01/2022
A+ Aa A-

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme.

DËBORA DHE NGRICA

Sot (e hënë datë 24) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonën Verilindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara me uljen e ndjeshme të temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET
Sot pasdite (e hënë datë 24) priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë dhe Korçë ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje. Nesër (e martë datë 25) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në Verilindje reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 1000m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë datë25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: -3 / 5 °C
në vendet e ulëta: -6 / 4 °C
në vendet malore: -15 / -2 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë datë 24) dhe nesër (e martë datë 25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore deri e fortë.
ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco