Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Moti i acartë 'pushton' vendin/ Ja parashikimi për sot dhe nesër

Moti i acartë 'pushton' vendin/ Ja parashikimi për sot dhe nesër

10:37, 22/01/2022
A+ Aa A-

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme. Temperaturat e acarta kanë nisur dhe pritet përkeqësim në ditët në vazhdim.

DËBORA DHE NGRICA

Sot (e shtunë datë 22) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonën Verilindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara me uljen e ndjeshme të temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë datë 22) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve ndërsa në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë nuk priten reshje. Nesër (e dielë datë 23) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në Verilindje të territorit reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 400m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT
Nesër (e dielë datë 23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: -2 / 5 °C
në vendet e ulëta: -7 / 3 °C
në vendet malore: -15 / -1 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë datë 22) dhe nesër (e dielë datë 23) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në veri të vendit deri e fortë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco