Reshjet e shiut dhe borës, ja si paraqitet situata në Qarkun e Dibrës

Reshjet e shiut dhe borës, ja si paraqitet situata në Qarkun e Dibrës

18:47, 21/01/2022
A+ Aa A-

Në orët e mbrëmjes janë ndërprerë reshjet e borës në Qarkun e Dibrës.

Pas ndërprerjes së reshjeve temperaturat kanë pësuar ulje të menjëhershme dhe kanë nisur ngricat.

Situata rrugore paraqitet më problematike tani për shkak të borës dhe ngricave si pasojë e lagështirës.

Policua ka vendosur postbllok në Klos, dhe në Brar-Murrize e nuk lejon kalimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit, pasi mjetet bllokojnë punën e borëpastrueseve dhe për të shmangur aksidentet, deri në një njoftim të dytë.

Në aksin nacional Peshkopi - Tiranë, kalimi nga Peshkopia deri në Klos kalimi bëhet me zinxhirë. Aksi Peshkopi - Kala e Dodës - Kukës kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë, nga Cereni deri në Vasie fryn erë e fortë dhe grumbullon borën në trupin e rrugës. Aksi Peshkopi Qafë Draj - Kukës, qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë me vështirësi.

Aksi Ura e Çerenecit - Librazhd, qarkullimi bëhet me zinxhirë, më e vështirë është segmenti nga Ostreni deri në Steblevë.

Si pasojë e reshjeve janë pa energji elektrike gjysma e qytetit të Peshkopisë, Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Sllovë, Luzni në Dibër.

Ndërsa në Bulqizë janë pa energji Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe fshatrat e Tërnovës në Fushë Bulqizë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco