I ftohti mbyll shkollat për 3 ditë? Çela: Ende ka probleme me ngrohjen. Xhemollari: Ministrja në rolin e meteorologes

I ftohti mbyll shkollat për 3 ditë? Çela: Ende ka probleme me ngrohjen. Xhemollari: Ministrja në rolin e meteorologes

18:28, 21/01/2022
A+ Aa A-

Gazetarja Fiona Çela dhe drejtuesi i Qëndrës Qytetare Rigels Xhemollari kanë diskutuar vendimin e ministres së Arsimit, Evis Kushi për të mbyllur shkollat për tre ditë, pasi siç tha ajo, moti është i pavaforshëm.

Çela theksoi se në shumë shkolla të Republikës, ka akoma probleme me ngrohjen.

Ndërsa, Xhemollari vlerësoi se ministrja Kushi ka marrë tashmë edhe rolin e meteorologes, duke mos u këshilluar me ekspertë të fushës.

Fiona Çela: Shifrat e infektimeve nga Covid janë joreale. Mungon testimi masiv në shkolla. Edhe pse ka pasur shkolla që janë inaguruar së fundmi, ende ka probleme me ngrohjet, ka raste kur ka ngrohëse, por nuk vihen në funksione. Vendimi prek edhe shkollat jopublike. Temperaturat e ulëta janë pretekst për mbyllje të shkollës, mendoj. Këto kam arritur që të identifikoj nga ajo që kam parë në terren. Nëse ky vendim është marrë për Covid, 3 ditë janë të pamjaftueshme.

Rigels Xhemollari, drejtues i Qendresës Qytetare: Kjo është një tallje, ku ministrja merr rolin e meteorologëve. Nuk janë treguar të sinqertë, sepse nuk pranojnë dot dështimin. Me këtë vendim, ministrja të merrte vendime të ekspertëve, se nuk mund të bëjë dot orakullin. Vendimi për mospasje të mësimit të shkollave do të testojë qytetarët. Ka ende shkolla, sidomos në zona rurale, ku matematika e klasës së katërt mëson ekuacionin e ai në klasë të parë mëson abetaren. Këto probleme dëmtojnë qytetarët në ekonomi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco