Moti i keq, Rruga e Kombit qarkullohet pa probleme

Moti i keq, Rruga e Kombit qarkullohet pa probleme

17:04, 21/01/2022
A+ Aa A-

Moti i keq që përfshirë Shqipërinë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente edhe në segmentin rrugor Fan-Kolsh, pjesë e autostradës Milot-Morinë.

Aktualisht rruga është e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor.

Duke u nisur nga situata e orëve të fundit dhe parashikimet për ditët në vazhdim, AHC ka marrë të gjjtha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e ‘Rrugës së Kombit’.

Image

AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në ‘Rrugën e Kombit’:

Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar

Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.

Të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë në çdo rast  zinxhirë në makinë

Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi

24 orë në nr jeshil 08000400

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco