VIDEO-SYRI TV/ Fermerët e Korçës drejt falimentimit: Prodhimet po i hedhim në kanal

VIDEO-SYRI TV/ Fermerët e Korçës drejt falimentimit: Prodhimet po i hedhim në kanal

15:18, 21/01/2022
A+ Aa A-

Prodhimi i mollës në qarkun juglindor duket i mbarë këtë vit, por fermerët ankohen për mungesë tregu dhe ndihme nga shtetit. Sipas tyre deri më tani nuk kanë marrë subvencione për shtimin e sipërfaqeve me mollë, ndërsa thonë se çmimet e pesticideve janë të larta.

Nga SYRI TV

Fermerët e qarkut juglindor të cilët njihen për kultivimin e pemëtarisë dhe prodhimin masiv të mollës po shkojnë drejt falimentimit total

Të intervistuar nga SYRI TV ata shprehen se mungesa e tregut dhe subvencioneve po i shkatërron ekonomikisht. Sipas tyre prodhimi po shkon dëm ku në të shumtën e rasteve e hedhin në mbeturina.

E njëjta problematikë vijon të jetë prezente në gjithë juglindjen, ku fermerët po shkojnë drejt prerjes dhe shkuljes së pemëve frutorë pasi shteti është thuajse inekzistent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco