Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Qiraxhi mbi situatën në shkolla: Kjo është e turpshme, po hanë turpin me bukë

Qiraxhi mbi situatën në shkolla: Kjo është e turpshme, po hanë turpin me bukë

11:09, 21/01/2022
A+ Aa A-

Ditën e djeshme u njoftua mbyllja e shkollave për 3 ditë për shkak të të ftohtit, por me sa duket i ftohti nuk është problemi i vetëm.

Mungesa e regjistrave shkollor është një tjetre problem. Në lidhje me këtë ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ folën Ndriqim Mehmeti dhe Migen Qiraxhi.

"Për hirë të së vërtetës në këtë situatë çështja e regjistrave le të themi se e mbushi kupën. Në komunikimin qe unë kam mbajtur me disa mësues kam kuptuar që akoma nuk kanë shkuar në disa shkolla të Tiranës. Ndërkohë që nuk është vetëm ky problemi, sepse pagat vonohen, transporte nuk ka, ngrohje nuk ka, shkollat janë mbushur me drejtorë politikë, klasat e tejmbushura, mësimi me turne, dhe tashmë ky profesion është shndërruar në një profesion të rënde sepse duhet ta nisësh në mëngjes dhe ta përfundosh në darkë”, sqaroi Qiraxhi.

"Me këto politika arsimore ne po kontribuojmë që zonat rurale të boshatisen, sepse nuk pranojnë që fëmijët e tyre të marrin masiv kolektiv me klasa të bashkuara”, shtoi ai.

I pyetur nga moderatori Flavio se si e shikon ai këtë situatë, ai u shpreh. 

"Kjo është e turpshme dhe unë mendoje se janë duke ngrënë turpin me bukë, ata pralajmëruan para dy ditësh një protestë dhe ne po prisnim si do të shkonte takimi i radhës, dhe ne pamë që në këtë këshill ministrja pozonte dhe deklaronte se ishte duke luftuar për sfidat, pra u kuptua që ky këshill u mbledh vetëm për këtë arsye. Në këtë vend ka shume pak vend për të folur. Nuk mbetet gjë tjetër veçse ministrja t’i ngarkojë me punët e shtëpisë së saj dhe situata të bëhet akoma më qesharake."

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco