Mehmeti: Shkollat u mbyllën nga Covid, jo nga temperaturat e ulëta, barra mbi prindërit

Mehmeti: Shkollat u mbyllën nga Covid, jo nga temperaturat e ulëta, barra mbi prindërit

10:44, 21/01/2022
A+ Aa A-

Ditën e djeshme u njoftua mbyllja e shkollave për 3 ditë për shkak të të ftohtit, por me sa duket temperaturat nuk janë problemi i vetëm.

Mungesa e regjistrave shkollor është një tjeter problem.

Në lidhje me këtë ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ folën Ndriqim Mehmeti dhe Migen Qiraxhi.

Në lidhje me ndërprerjen e aktivitetit mësimor dhe mbi pasojat e këtij pezulli, z.Mehmeti u shpreh:

"Çështja e ndërprejes së shkollës nuk është hera e parë që ndodh, kujtojmë se në vititn 2019 u ndërpre procesi mësimor pasi mendohej se sipas tyre do kishte përmbytje , gjë që në fakt as nuk ndodhi.

Është e dukshme që ndërprerja e procesit mësimor është bërë për shkak të përhapjes së Covid-19, dhe jo për shkak të temperaturave. Do doja t’ju kërkoja prindërve të kujdesen për fëmijët e tyre, dhe kosotja që ne paguajmë për arsimin i shtohet një kosto tjetër, ajo e qëndrimit të prindërve në shtëpi, duke lënë kështu punën.

E gjitha kjo me justifikimin se është i ftohtë i madh por po të bësh një pyetje : A është ftohte në Gjermani dhe a  është ndërprerë mësimi? Po është ftohtë por mësimi nuk është ndërprerë. Ne kemi mbyllur shkollën e para sepose nuk kemi ngrohje, e dyta sepse është përhapur virusi, dhe e treta se ne nuk krahasohemi dot me asnjë nga vendet e tjera."

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco