Omicron dominon në Shqipëri/ Pipero: Pandemia merr fund në verë

Omicron dominon në Shqipëri/ Pipero: Pandemia merr fund në verë

10:05, 21/01/2022
A+ Aa A-

Ka mjaftuar vetëm një muaj që “Omicron”-i të shndërrohet nga një variant i ri, në variant dominues në vend.

Aktualisht, jemi në situatën ku 95 për qind e personave të infektuar janë me “Omicron”, duke dobësuar kështu pozitat e variantit “Delta”.

Kjo dëshmon dhe një herë tjetër nivelin e lartë të transmetueshmërisë së këtij varianti që është shoqëruar me shifra rekord infektimesh. Në fillim të kësaj jave, numri i rasteve ditore arriti pikun, mbi 2800 persona të konfirmuar pozitivë.

Ndërkohë mjeku infeksionit Pëllumb Pipero duke folur për Dita Jonë paralajmëroi se fundi i kësaj pandemie do të jetë nga mesi i verës, por ai këshillon qytetarët që të vaksinohen për ta përafruar atë. Sa i takon periudhës së rikuperimit të të prekurve me Omicron, ai thekson se për të vaksinuarit duhen 3-5 ditë, kurse për të pavaksinuarit një javë.

“Ne e shohim si fillimin e fundit të kësaj pandemie për të dhënë imunizim natyral të shpejtë. Por vaksinimi është zgjidhje për fundin e shpejtë të kësaj pandemie. Ne nuk presim fundin e pandemisë nga një imunitet natyral, por duke bashkuar të gjitha forcat e masat që nga vaksinimi. Ata që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen sa më shpejt. Omicron është një mundësi për të përfituar imunitet natyral te skepticistët. Unë rekomandoj e inkurajoj qytetarët për mbrojtje më të sigurt që është vaksinimi. Omciron është i lehtë, por jo të gjithë fatin ta kalojnë lehtë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arsimi22/01/2022 15:20

Po kush I met interviste ketij majmunit orangotang, piperja ,sikur nuk ka mjeke te afte?!?! Po ky sharlatan ,hajdut e llapaqen vetem mjek nuk mund te jete! Ky Palo bure dhe palace I kamufluar nuk duhet pranuar as te shkeli ne spital ,e Jo me te punoje atje. Mashtrues ordiner qe ka mare ne qafe shume njerez duhet ndeshkuar ne menyren me ekstreme. Ka lozur dhe luan akoma me jetet e njerezve. Largojeni te pakten nga ekrani dhe shtypi se ndonji dite do ta gjeni te perqafuar me ndonje parakolp makine. Njeri I shpifur ,I neveritdhem ,hajdut si ka fytyren!

Shto koment

Denonco