Reshje bore dhe shira në gjithë vendin

Reshje bore dhe shira në gjithë vendin

07:39, 21/01/2022
A+ Aa A-

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të përfshijë të gjithë territorin duke sjelle reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore, sipas MeteoAlb.

Orët vijuese sjellin rënie të menjëhershme të temperaturave duke bërë që reshjet e  dëborës të zbresin deri pranë zonës së ulët. Parashikohet qe nën ndikimin e temperaturave te ulëta dhe reshjeve të dëborës të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes por mesdita sjelle rënie te ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verilindor për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 4 ballë.

Rajoni dhe Evropa

Dy skajet e Europës gadishulli Iberik dhe ishujt Britanikë do të jenë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit paraqitet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore ku problematike nga reshjet e dendura të dëborës vijon situata në Europen veriore dhe Lindore.

Po ashtu, rajoni i Ballkanit do te përjetojë temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco