Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO/ Qytetarët pakënaqësi për rrogat e ulta: Nuk mbahet familja

VIDEO/ Qytetarët pakënaqësi për rrogat e ulta: Nuk mbahet familja

18:50, 20/01/2022
A+ Aa A-

Rrogat në vendin tonë mbeten ende në nivele të ulta

Për Syri Tv, qytetarët e Tiranës kanë treguar se vitet e fundit nuk ka pasur rritje rrogash.

Ndërsa qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre dhe vështirësitë në përballimin e jetesës. 

“Unë po bëj dy vjet me rrogë minimale. Pronarët vënë të tilla rroga. Në kaq vjet nuk kam pasur asnjë rritje rroge. Shpresojmë mos na e rrisin këtë vit. Shpenzimet janë, sepse çmimet sa vijnë e rriten. Kjo se ka raste kur sëmuremi, po me kursime, ç’do bëjmë”, tha një qytetare.

Ndërsa një qytetar theksoi se nuk është i kënaqur me rrogën që merr.

“Nuk jam i kënaqur me pagën që marr. Me vështirësi përballoj shpenzimet. Është thuajse e pamundur që të kursesh, sepse i bie mos të hash bukë. Nëse shporta kushtonte 5 lekë, tani bën 10 lekë”, tha qytetari.

Një tjetër qytetar vlerësoi se me rrogat që merren në Shqipëri, shpenzimet janë të papërballueshme.

“Shpenzimet, me rrogat që marrim këtu në Shqipëri janë të papërballueshme. Nëse të bie një hall, duhet të marrësh borxh ose kredi”, tha ai.

Një tjetër person tha se në kaq vjet ka pasur ulje rroge e rritje të çmimeve.

Në këta vjet kam pasur ulje rroge dhe rritje të çmimeve. Situata është keq e më keq. Nuk ka mirëqenie, por shqiptarët janë mësuar t’ja dalin. Shpenzimet janë të vështira dhe çdo shqiptar ka vështirësi. Me 300 mijë lekë nuk i dilet, ky është sistemi, ky është Rama”, thanë qytetarët.

Kurse tjetër qytetar deklaroi se pagën, siç e kishte ia dhuronte gruas, sepse përndryshe ajo nuk e pranonte.

Gazetare: Fabjona Pasho 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco