VIDEO-SYRI TV/ Rrugët e Spitallës në gjendje të degraduar, mungon ndriçimi, trotuare dhe koshat

VIDEO-SYRI TV/ Rrugët e Spitallës në gjendje të degraduar, mungon ndriçimi, trotuare dhe koshat

15:43, 20/01/2022
A+ Aa A-

Rruga me gropa dhe mungesa e infrastrukturës është kthyer në makth për qytetarët e zonës së Spitallës në Durrës. Ata shprehen se rreziku është çdo ditë prezent pasi automjetet devijojnë gropat dhe afrohen shumë pranë banesave.

Nga SYRI TV

Rrugët e zonës së Spitallës janë duke u degraduar çdo ditë. Gropat e hapura në mes të rrugës, kanë vështirësuar qarkullimin e banorëve dhe mjeteve në këtë aks

Kanali i ujërave sipërfaqësore në zonën e Spitallës po kthehet në kërcënim për jetën e banorëve dhe fëmijëve të kësaj zone. Ky kanal, përveçse shërben për kullimin e ujërave të bardha, për shkak të mungesës së investimeve  është kthyer dhe në kolektor për ujërat e zeza.

Përveç amortizimit dhe gropave, ky aks rrugor nuk ndriçim, trotuare dhe kosha për hedhjen e mbeturinave, ku këto të fundit shpesh hidhen përgjatë aksit duke krijuar ndotje në të gjithë zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco