Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

VIDEO-SYRI TV/ Blegtorët në protestë: Qumështi shitet më lirë se uji

VIDEO-SYRI TV/ Blegtorët në protestë: Qumështi shitet më lirë se uji

13:31, 20/01/2022
A+ Aa A-

Fermerë e blegtorë të Fierit, Vlorë dhe Gjirokastrës zhvilluan një protestë në fshatin Jorgucat, pasi akuzojnë qeverinë se i ka braktisur duke mos u dhënë subvencione. Fermerët thonë se po shkojnë drejt falimentimit, për shkak të rritjes së kostove për mbarështimin e tufave.

Nga SYRI TV

Qindra fermerë të zonave të jugut të vendit, përfshirë Gjirokastrën, Fierin, Vlorën dhe Sarandën, u bashkuan në fshatin Jorgucat nga ku nënshkruan një peticion drejtuar Ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tyre, mungesa e subvencioneve po i detyron të largohen nga vendi.

Fermerët në protestë ishin kryesisht blegtorë, të cilët siç u shprehën vet ata, mbarështojnë mijëra krerë bagëti të imta dhe gjedhë, duke siguruar mish, qumësht dhe nënprodukte të tyre për konsumin vendas. Por sipas fermerëve, politikat e qeverisë nuk janë miqësore ndaj prodhuesve vendas, duke favorizuar prodhimet e importit.

Sektori i blegtorisë mbetet është më pak i mbështeturi nga skemat e subvencionimit nga Ministria e Bujqësisë, thonë fermerët.

Blegtorët tregojnë se po detyrohen të shkojnë drejt falimentimit, pasi kostot për mbarështimin e tufave janë të mëdha, për shkak të rritjes së çmimit të bazës ushqimore, dhe uljes së çmimit të shitjes së qumështit dhe produkteve të tjera.

Sipas blegtorëve, në qarqet e Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës, prodhohet më shumë se 80 përqind e prodhimit të mishit dhe qumështit nga bagëtitë e imta në të gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco