Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ TASK FORCE - Kush e dekonspiroi 'Plumbin e Artë'

VIDEO-SYRI TV/ Qindra mësues dhe nxënës të infektuar në shkollat e Vlorës

VIDEO-SYRI TV/ Qindra mësues dhe nxënës të infektuar në shkollat e Vlorës

13:10, 20/01/2022
A+ Aa A-

Më shumë se 250 nxënës dhe mësues në shkollat e qytetit të Vlorës janë prekur nga Covid-19. Të gjithë të infektuarit me koronavirus paraqiten në gjendje të qëndrueshme, ndërsa deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga institucionet për mbylljen e institucioneve arsimore dhe zhvillimin online të mësimit për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Nga SYRI TV

Shkolla e mesme dhe 9-vjeçare në Vlorë duket se janë kthyer në vatra të përhapjes së Omicron, variantit të ri të Covid-19.

Gjatë ditëve të fundit, raportohet se janë mbi 150 nxënës të infektuar me Covid-19 ndërsa qindra të tjera janë të karantinuar, pasi dyshohet se mund të jenë prekur nga virusi.

Edhe në radhët e mësuesve raportohet se ka një numër të madh të prekurish me covid. Vetëm në Vlorë janë karantinuar 120 nga 1200 mësues që janë gjithsej.

Stafi mësimdhënës i karantinuar dyshohet gjithashtu se është i prekur nga koronavirusi, për shkak të përhapjes së lartë gjatë ditëve të fundit. Ndërkohë rritja e rasteve me covid në shkollat e Vlorës, qoftë nga radhët e nxënësve por dhe të mësuesve, deri tani nuk është shoqëruar me masa për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Sipas të dhënave të deritanishme, gjendja e mësuesve të infektuar, por dhe nxënësve, paraqitet e qëndrueshme. Ata dyshohet se janë prekur nga variant Omicron, pasi simptomat i kanë të lehta.

Të gjithë të prekurit nga Covid nuk kanë shfaqur nevojë për hospitalizim, ndërsa kanë marrë mjekim ambulator dhe vijojnë të kurohen në banesë. Asnjë shkollë e qytetit nuk ka kaluar në skenarin e mësimit online, pavarësisht numrit të madh të infeksioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco