Helmime masive të qenve në Korçë, Dorina Mema: Është politike, mendojnë se qeni nuk ka votë dhe nuk na duhet

Helmime masive të qenve në Korçë, Dorina Mema: Është politike, mendojnë se qeni nuk ka votë dhe nuk na duhet

11:46, 20/01/2022
A+ Aa A-

Prej ditësh disa pamje horror kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku videot dhe fotot kanë ardhur nga qyteti ‘i bukur’ i Korçës.

Bëhet fjalë për helmimin masiv të qenve dhe maceve të qytetit.

Ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' mbi këtë situatë foli dhe Dorina Mema.

"Nuk dimë çfarë ju kanë bërë por dihet që është një helm që as nuk i shpëton dot nga kjo botë duke ngordhur direkt, por i lejon ato të japin shfaqje teksa ngordhin. Kjo nuk është hera e parë ne kemi bërë edhe kërkesa miqësore por edhe protesta. Por që kjo temë është politike nuk diskutohet.

Do të doja t’i bjëa një thirrje edhe popullit shqiptar ,sepse e para që duhet të vlerësojmë kur zgjedhim dikë për të votuar duhet të jetë formimi i tij human.

Bashkë me disa grupe vullnetare po mendojmë për të mbledhur fonde që të shikojmë një zgjdhje sepse Zoti kryeministër ne tre mandate nuk mundi dot ta merrte këtë meritë sepse nuk mund të tregohesh vetëm inxhinier apo artist por edhe njeri human. E gjitha kjo nuk është partiake por është politike. Nuk arrij dot ta konceptoj që ato mendojnë se ne po shkojmë drejt Europës dhe në këto 10 vite nuk kanë bërë asgjë.

Unë nuk kam parë asnjë postim për adoptim në asnjë Bashki, thonë kemi mbjellur pemë dhe .... është çështje vote. Ato mendojnë se qeni nuk ka votë dhe nuk na duhet, por është vota ime, sepse unë e zëmë se i kam dhënë votën sepse e kam besuar", u shpeh ajo.

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco