VIDEO/ Avokatja e Popullit mbi situatën tek 5 Maji: Çfarë sigurie kanë qytetarët se do shpërblehen sa duhet?

VIDEO/ Avokatja e Popullit mbi situatën tek 5 Maji: Çfarë sigurie kanë qytetarët se do shpërblehen sa duhet?

11:12, 20/01/2022
A+ Aa A-

Dhuna dhe terrori ishin pamjet ditës së djeshme ku qindra forca policia dhe inspektorë të IKMT zbarkuan në zonën e 5 Majit.

Efektivët e policë nxorën me dhunë nga banesat e tyre banorët pa u kursyer nga mosha apo gjinia e tyre.

Në lidhje me këtë teme ishte e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në një lidhje me Skype Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, si dhe juristja dhe aktivistja Adriana Kalaja.

E mbi këtë ndërhyrje të dhunshme nga ana e Policisë, për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me një shkelje Ballanca u shpreh:

"Se sa i bazuar në ligj ka qenë ky proces po shqyrtohet nga avokati i popullit. Ajo çfarë ne duhet të vlerësojmë është çfarë i jep pronarit në krahasim me atë çfarë po i merr këtij pronari.  Pyetja kryesore që unë kam është se çfarë sigurie kanë këto qytetarë se do të marrin një  sipërfaqe të caktuar X dhe pse këtyre qytetarëve ju kushtëzohet përfitimi i këtij benefitsi me heqjen dorë nga çdo lloj e drejte që ata kanë për të vajtur në gjykatë?

Ndërsa ne lidhje me dhunën e ushtruar ajo u shpreh se në rastë te tilla ka pasur dhe më parë tejkalim të forcës në mënyrën se si ata i kanë trajtuar bonorët. Në rastin konkret unë kam marrë në dorë disa dokumente ku vërtetohet se banporëve ju është kërkuar të lënë banesat e tyre disa herë., njoftime që ata nuk i kanë pranuar dhe un i kuptoj por nga ana tjetër duhet të kuptojmë se duhet të zbatojmë udhëzimet e policisë.

A duhet të përdori forcën?Po. A ka të drejtë t’i fyejë? Sigurisht që jo", shtoi ajo.

Për më shumë,ndiqni videon e mëposhtme:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco