Ngrica, temperatura deri -6 gradë dhe reshje bore

Ngrica, temperatura deri -6 gradë dhe reshje bore

08:16, 20/01/2022
A+ Aa A-

Ngricat do të mbeten prezente përgjatë 24-orëshit në zonat malore Lindore ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në ultësirën perëndimore. Orët vijuese sjellin zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëbore, sipas MEteoalb. Gjatë natës vranësirat e dendura përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë  duke  luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje dëbore në Lindje dhe Qendër te kontinentit.

Po-ashtu, Europa Veriore do të dominohet nga temperatura të ulëta dhe reshje te konsiderueshme dëbore ndërsa Ishujt Britanikë si edhe Europa Jugperëndimore do të mbeten në ndikimin e motit te qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco