Parashikimi i motit për ditën e enjte

Parashikimi i motit për ditën e enjte

23:13, 19/01/2022
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Ditën e enjte gradualisht mbi vendin tonë do të fillojë depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme. Moti do të nis i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e prej mesdite pritet një shtim i vranësirave deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhën prezente në orët e mesditës fillimisht në veriperëndim e pasdite, reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët e mesatar.

Në orët e mbrëmjes në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 600 metra në juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 10m/sek shoqëruar me një valëzim i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -3 deri 9°C

në zona e ulëta -1 deri 15°C

në zona bregdetare 5 deri 15°C

Ju urojmë një ditë të mbarë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco