VIDEO-SYRI TV/ Drama sociale në familjen Bajrami: Kemi kërkuar ndihmë, por s`kemi gjetur

VIDEO-SYRI TV/ Drama sociale në familjen Bajrami: Kemi kërkuar ndihmë, por s`kemi gjetur

15:33, 18/01/2022
A+ Aa A-

Mjerimi dhe vështirësitë aftësia e kufizuar janë dy dramat e familjes Bajrami në Shkodër. Etleva Bajrami rrëfen për syri televizion si invaliditeti i bashkëshortit dhe vajzës së vetme, e ka zhytur në mjerim, ndërsa institucionet e kanë braktisur. Duke mos pasur mundësi punësimi, ajo është zhytur në borxhe, ku vetëm në marketin e lagjes vlera shkon mbi 1 milion lek.

Nga SYRI TV

Vargjet e Migjenit për mjerimin, duket se gjejnë shtat ende dhe sot në rrethinat e Shkodrës… Etleva Bajrami është nënë e një vajze të sëmurë me probleme fizike dhe mendore, dhe bashkëshorte e një burri të paralizuar disa vite më parë, e braktisur nga shteti dhe institucionet, të cilat nuk i kanë dhënë as një strehë për të jetuar.

Jetmira, vajza e çiftit Bajrami, cilësohet si dhuratë prej Zotit për dy bashkëshortët, të cilët mes vuajtjeve dhe skamjes, janë munduar t`i qëndrojnë pranë dhe ti lehtësojnë sprovën e jetës.

Por Etleva shprehet se prej katër vjetësh, jeta e përballi me një tjetër sprovë, paralizën e bashkëshortit, duke i prerë një krah pune dhe ekonomie familjes, që tashmë është zhytur në borxhe dhe kërkon ndihmë.

Vështirësitë ekonomike kanë detyruar këtë kryefamiljare, të zhytet në borxhe, të cilat vetëm në marketin e lagjes kanë shkuar në mbi 1 milion lekë.

Etleva Bajrami nuk punon dot, pasi duhet të kujdeset për vajzën dhe bashkëshortin e sëmurë, të cilët nuk mund të kryejnë asnjë nevojë vetë. Ndaj thirrja dhe lutja e saj është ndihmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco