VIDEO/ Omicron 'shpërthen' në zonat rurale, numër i lartë infektimesh në fshatrat e Vlorës

VIDEO/ Omicron 'shpërthen' në zonat rurale, numër i lartë infektimesh në fshatrat e Vlorës

15:53, 17/01/2022
A+ Aa A-

Varianti i ri i covid-19, Omicron është përhapur me shpejtësi në fshatrat e Vlorës.

Në qendrën shëndetësore të Novoselës, paraqiten çdo ditë dhjetëra qytetar për vizita me simptomat e koronavirusit.

Sipas mjekut Arben Xhuveli, numri i të prekurve nga COVID është shumë i lartë në zonat rurale, por fatmirësisht gjendja klinike e pacientëve paraqitet e qëndrueshme.

Situata duket e rënduar edhe për shkak të gripit stinor, pasi simptomat shpesh janë të njëjta me atë të covid.

Për këtë arsye, qytetarët, kryesisht moshat e treta, u janë drejtuar qendrave shëndetsore për të bërë vaksinat.

Lidhur me vaksinat e covid-19, mjeku Arben Xhuveli shprehet se qytetarët preferojnë kryesisht Pfizer-in, ndërkohë që në gjendje janë dhe vaksina të tjera, përvec asaj ruse Sputnik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco