Java e ndryshimeve të mëdha/ Ja si do jetë moti gjatë këtyre ditëve

Java e ndryshimeve të mëdha/ Ja si do jetë moti gjatë këtyre ditëve

10:58, 17/01/2022
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak publikoi parashikimin e motit për javën që ka nisur.

"Kjo javë do të sjellë ndryshueshmeri në situatën meteorologjike.

Dita e sotme do të ketë mot me kthjellime e vranësira deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu e dëbore në zonat malore. Më tej deri ditën e mërkurë do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Ditën e enjte në mesditë e pasdite parashikohet ndryshim në situatën meteorologjike ku do të nisin reshjet e shiut e dëborës në zonat malore. Dita e premte do të sjellë reshje e shtrëngata në të gjithë bregdetin e zonat e ulëta, ndërsa dëbora do të mbërrijë deri në lartësitë kodrinore të vendit. Në veri e verilindje ajo do të jetë e dendur. Era do të fryjë nga juglindja e veriu hera herës e vrullshme në bregdet e lugina. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Gjatë ditëve me temperatura të ulëta do të ketë ngrica të forta në akset rrugore," thekson SHMU. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco