Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Rrugët në Kurbin të degraduara, banorët: Amortizimi i tyre na penalizon

Rrugët në Kurbin të degraduara, banorët: Amortizimi i tyre na penalizon

16:27, 16/01/2022
A+ Aa A-

Në lagjën numër 5 në Sanxhak të Kurbinit, banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin e rrugës së prishur prej shumë kohësh, ku institucionet vendore e kanë lënë në harresë

NGA SYRI TV

Banorët kanë denoncuar degradimin e rrugëve, e cila është premtuar të rregullohet gjatë fushatave elektorale dhe më pas askush nuk është kujtuar.

Banorët e lagjës numër 5 në Sanxhak të Kurbinit kanë denoncuar degradimin e rrugëve, të cilat janë lënë në harresë nga Bashkia pas premtimeve elektorale.

Ata janë shprehur se amortizimi i këtyre rrugëve i ka penalizuar ata, ndaj kërkojnë asfaltim të rrugëve, e jo mashtrime në kohë fushatash elektorale.

Pasi kërkesat e banorëve të zonës nuk janë dëgjuar nga institucionet vendore, ata kanë ndërhyrë vetë në riparimin e rrugëve.

Kërkesa për ndërhyrje të insitutcioneve nga ana banorëve është bërë prej kohësh, por ka mbetur në kuadër të premtimeve gjatë fushatës, pa marrë masa konrekte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco