Rrëfimi i dëshpëruar i emigrantit në Shqipëri: Kam ecur në këmbë ditë e natë

Rrëfimi i dëshpëruar i emigrantit në Shqipëri: Kam ecur në këmbë ditë e natë

14:55, 16/01/2022
A+ Aa A-

Ky është rrëfimi i një emigranti të paligjshëm të kapur në Shqipëri, në tentativë për ta përdorur vendin tonë si urë kalimi drejt BE. Është i moshës 20 vjeç dhe quhet Rida A.

I riu tregon se hyri në Shqipëri nga Greqia. Mbasi iu është përgjigjur oficerëve dhe ka këmbëngulur se nuk është pjesë e një trafiku klandestinësh dhe se ka udhëtuar i vetëm, i riu nga Palestina ka kërkuar strehë, ushqime dhe veshje.

‘Jam refugjat nga Palestina dhe për një jetesë më të mirë u nisa drejt Perëndimit. Kur hyra nga Greqia vetëm kam ecur. Doja të shkoja në Durrës që të gjej ndonjë kamion në port dhe prej andej të iki jashtë, në Itali apo në ndonjë shtet tjetër’.

Policia e pyet se si mbërriti deri në Tiranë?

Rida: Po ju përsëris kam ardhur në këmbë. Jam shumë i lodhur. Kam ecur në këmbë me ditë të tëra dhe plani im ishte porti i Durrësit. Kam dëgjuar që mund të hysh në kamionë e të shkosh në Europë.

Policia i thotë Gazetës Si se me gjithë temperaturat e ulëta, qytetarët nga Lindja vijojnë të udhëtojnë me qindra kilometra përmes zonës jugore në kufi me Greqinë.

Mbas kontrollit në çantën e Rida A. agjentët shkruajnë se i gjetën një bisturi.

Për çfarë të duhet bisturia në çantë-pyet më tej policia djalin nga Palestina.

Rida A. -E kam marrë për arsye personale që kur të mbërrija në Durrës me këtë bisturi do prisja mushamanë e kamionit dhe do hyja në të. Nuk kam kryer asnjë shkelje këtu në Shqipëri, jam vetëm kalimtar dhe nuk e kuptoj arsyen përse më sollën në polici kur më gjetën në rrugë.

Policia tregon se mbas marrjes në pyetje e ka pyetur 20-vjeçarin se a kishte ndonjë kërkesë të posaçme dhe ai menjëherë mbas ndihmës së parë me rroba dhe ushqime ka deklaruar: po , kërkoj azil në vendin tuaj./Gazetasi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco