VIDEO – SYRI TV/ Fermerët drejt falimentimit: S’ka treg për prodhimet , të zhytur në borxhe

VIDEO – SYRI TV/ Fermerët drejt falimentimit: S’ka treg për prodhimet , të zhytur në borxhe

13:55, 15/01/2022
A+ Aa A-

Mungesa e subvencioneve dhe tregjeve ka bërë që fermerët e zonës së Maliqit te shkojne drejt falimentimit. Ata pohojnë se nëse nuk do ketë reagim nga shteti për zgjidhje do të ngrihen në protesta pasi me shitjet e tanishme nuk shlyejn dot as kreditë apo borxhet.

Syri Tv

Fermerët e Zonës së Maliqit po shkojnë drejt falimentimit të plotë për shkak se prodhimi i tyre ka ngelur stok në magazine ose është hedhur në lumë.

Fermerët fajësojnë shtetin pasi sipas tyre importi i produkteve nga vendet e tjera në masë  ka bërë që prodhimet bujqësore të zonës të ngelen stok..

Fermerët shprehen se mungesa e subvencioneve, rritja e naftës dhe e plehrave kimike po i con këta të fundit drejt falimentimit.

Shteti ka lënë jashtë vëmendjes fermerët të cilët çdo vit përballen me të njëjtën situatë. Mosshitja e produkteve bujqësore i detyron fermerët ti hedhin produktet e tyre në lumenj apo ti përdorin këto të fundit në ushqim për bagëtitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco