VIDEO - SYRI TV/ Fshati Mbrostar Ura, pa ujë të pijshëm, Banorët: Era e rëndë kundërmon në zonë

VIDEO - SYRI TV/ Fshati Mbrostar Ura, pa ujë të pijshëm, Banorët: Era e rëndë kundërmon në zonë

13:49, 15/01/2022
A+ Aa A-

1200 familje të fshatit Mbrostar Ura në Fier vuajnë prej vitesh për funizim me ujë të pijshëm. Në ccezmat e tyre ata kanë ujë shumë rrall ose fare, ndërsa një tjetër problem janë edhe kanalizimet e ujrave të zeza.

Syri Tv

Mbi një mijë familje të fshatit Mbrostar Ura të bashkisë së Fierit prej vitesh buajnë mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre. Këtë fakt e pohojnë banorët e Mbrostarit të cilët edhe pse janë ankuar ndër vite në bashkinë e Fierit deri më tani nuk kanë marrë zgjidhje

Banorët theksojnë se problem në zonë janë edhe ujrat e zeza. Të intervistuar nga Syri tv ata pohojnë faktin se në zonë kundërmon era e rëndë kudo dhe se janë të shqetësuar për shkak të ndonjë sëmundje të mundshme.

Prej 30 vitesh situata është e tillë në fshatin Mbrostar Urë. Banorët pohojnë faktin se në çdo fushatë elektorale iu është premtuar se do vihet dorë por deri më tani askush nga pushteti local apo qëndror nuk ka marrë asnjë masë duke i lënë mbi 1000 familje në mëshirë të fatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco