A mund të 'vaksinohesh' me Omikron? Përgjigjet eksperti Dasho

A mund të 'vaksinohesh' me Omikron? Përgjigjet eksperti Dasho

09:25, 15/01/2022
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho

A MUND TË “VAKSINOHESH” ME OMIKRON?

Me shfaqjen e variantit omikron si nje variant i COVID-it që shkakton një formë më të lehtë klinike, kam marrë shumë pyetje nga miq të faqes që besojnë se infektimi me omikron është një formë vaksinimi kundër COVID-it.

Një pjesë e miqve që më pyesin nuk kanë bërë asnjë prej vaksinave në qarkullim, ose nuk dëshirojnë të bëjnë dozën e tretë. Ata besojnë se duke u infektuar qëllimisht me omikron do të imunizohen dhe do të shmangin nevojën për vaksinim.

Përgjigja ime, e bazuar si gjithmonë në përvojën më të mirë shkencore që disponohet për momentin, është:

NUK MUND TË VAKSINOHESH ME OMIKRON!

Vdekshmëria nga omikron raportohet nga tre deri në dhjetë herë më e ulët se vdekshmëria nga variantet e mëparshëm të virusit, por ajo gjithsesi mbetet e lartë. Edhe sikur të jetë në shkallën 1 në 1,000 (pra në çdo një mijë të prekur, një prej tyre humb jetën) kjo mbetet një vdekshmëri më e lartë se ajo e virozave respiratore dhe gripit stinor.

Përfundimisht rreziku për jetën dhe shëndetin qoftë edhe nga varianti “i zbutur” omikron është shumë më i lartë se çdo efekt anësor i vaksinës. Rreziku për humbje jete, komplikacione, COVID-i i zgjatur, etj. janë argumentë më se të arsyeshëm për të mos rrezikuar një aventurë me shëndetin dhe jetën.

Rekomandimi im për të gjithë miqtë që ndjekin dhe vlerësojnë këshillat e mia është: vaksinimi mbetet zgjidhja më e mirë, më e sigurt dhe më efikase që disponojmë deri më sot për t’u mbrojtur prej COVID-it!

Përfitoni nga kjo mundësi!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Anton17/01/2022 10:24

Te gjithe jeni te paguar per te bere propagande per tu vaksinuar (dhe e dime pse po behet kjo,ku vec vaksine nuk eshte) dhe perhapni panik kot per gripin. Ti vete e ke bere vaksinen

Shqiptari15/01/2022 14:25

O DOKTOR I MADH I KOMBIT! JU I HODHET POSHTE TE GJITHA ATO 'ARGUMENTAT SHKENCORE" DHE "EKSPERIENCEN" QE PER CIVID-19 NUK EKZISTONTE FARE! NE FILLIM THATE ME DY DOZA, COVID-19, IKEN, MBARON, PASTAJ NXORRET TEORINE E "IMUNITETIT TE TUFES", KU TE INFEKTUARIT E SHERUAR KANE FITUAR IMUNITET NATYRAL 5-6 APO 20 HERE ME TE FORTE SE SA TE VAKSINUARIT E PAPREKUR NGA COVID-19, DHE NUK KANE NEVOJE PER VAKSINIM! PO SOT, CFARE PO THONI? PER SA KOHE DO TE VAZHDOJE VAKSINIMI I POPULLATES ME FREKUENCEN CDO 6 MUAJ? APO DERI SA TA HANE TE GJITHE TE VAKSINUARIT??? SEPSE KESHTU I BIE QE I SHERUARI PAS 6 MUAJSH DUHET TE NISE PROCESIN E PAFUNDEM TE VAKSINIMIT CDO 6 MUAJ!!! NGA U PERCAKTUAR PERUDHA PREJ 180 DITESH, E VLEFSHMERISE SE IMUNITETIT NATYRAL? PSE JO 200 DITE APO 356 DITE DHE PSE JO PER 3 VJET??? KU U BAZUA KY PERCAKTIM? APO NGA NEVOJAT E BIZNESIT, QE TE VAKSINOHEN QE TE GJITHE, SI TE SHERUARIT DHE TE PASEMURURIT E TE PAPREKURIT??? TE PERFITOSH MILIARDA ME METODA DETYRUESE MASHTRIMI ESHTE NJE KRIM I RENDE KUNDER NJEREZIMIT, DHE DO TE NDESHKOHET SHUME RENDE!! MBAJENI MEND KETE, EDHE JU TE KORRUPTUARIT DHE ZEDHENESIT E KRIMINELEVE BOTERORE!!

Benard15/01/2022 09:47

More doktor Dasho. Nuk diskutoj te qenit ekspert nga ana juaj, por si rekomandon vaksinim kur vete vaksina nuk ofron imunitet dhe mbi te gjitha duhet bere cdo 9 muaj te pakten sipas rregullave te BE. Pra ju edhe per gripin rekomandoni vaksine? Se keshtu i bie. Kur imuniteti natyral eshte mbrojtja me e mire. Ju si ekspert e dini mire se sa imunitet ofron nje vaksine per viruset RNA te cilet pesojne mutacione vazhdomisht. Te pakten der kur une kam perfunduar studimet ne mjeksi eshte thene gjithnje qe per influencen nuk ka vaksine sepse numri mutacioneve qe viruai peson eshte shume i larte dhe vaksina nuk eshte efektive. Pra ju na i nxorret shkollen e dijet jashte funksioni. A jepni ju garanci qe nga vaksina nuk ka probleme anesore, te cilat mund te jene edhe me shume se 1 ne 1000, pra llogjikisht ky numer qe mund te kene probleme me vaksinen eshte me i larte se ai qe rrezikon te vdese ne rast se preket nga Covid? A jeni ju dakort qe popullsise ti behet cdo 3 muaj vaksine per covid (siç wshte thene) sepse efektet e vaksines pra mbrojtja e saj zgjat pak? Si ka mundesi qe ju rekomandoni vaksine edhe per personat qe jane prekur, kur dihet qe imuniteti natyral eshte me i mire, me i forte e me i larte se i vaksines dhe zgjat me shume? Cfare llogjike ka te imunizosh me vaksine cdo 3 muaj dike qe ka kaluar semundjen dhe imuniteti ndaj covid zgjat te pakten 6 muaj (per mua shkon shume me shume)? Meqe jeni njeri i shkences, a jeni ju ne dijeni te permbajtjes se sakte te vaksinavr veçanerisht Phizer dhe Moderna? Nese po mund te na e thoni?

Shto koment

Denonco