Banorët e Laprakës sërish në protestë, Marku: Lame të dalë para drejtësisë, të hetohet Bashkia Tiranë

Banorët e Laprakës sërish në protestë, Marku: Lame të dalë para drejtësisë, të hetohet Bashkia Tiranë

17:39, 14/01/2022
A+ Aa A-

Banorët e Laprakës, të cilëve pritet që t’ju prishen shtëpitë, kanë dalë sërish në protestë.

Aktivisti Bled Marku është shprehur se Lame duhet që të dalë përpara drejtësisë.

Bled Marku denoncoi se është devijuar projekti i Unazës së Re dhe se duhet që të hetohet Bashkia e Tiranës.

“Artan Lame të dalë para drejtësisë, duhet të hetohet Bashkia e Tiranës. Janë 550 banesa, ku në çdo banesë ka 2-3 kurora e i bie që mbi 1000 njerëz dalin në rrugë. Projekti është devijuar.

Thuhet se projekti është devijuar edhe më herët. I kemi ftuar që të vijnë dhe të ulen me ne që të bisedojmë, iu kemi çuar edhe shkresa zyrtare Bashkisë së Tiranës, Presidencës, Kryeministrisë, asnjë problem nuk e trajtojnë, më e turpshme është se ministrja e Infrastrukturës thotë se këtu nuk ka protestë”, deklaroi Bled Marku.

Marku po ashtu u shpreh nëse nuk ka përgjigje nga autoritetet, do ketë përshkallëzim protestash.

"Nëse ne nuk marrim një përgjigje do të ketë përshkallëzim të protestave. Do shkojmë të protestojmë poshtë zyrave të tyre. Do ua çojmë protestën edhe në dhomën e gjumit të tyre. Jemi hasur me arrogancë aq të madhe të pushtetarëve, dhe aq të turpshme sa që vetë ministrja Balluku doli në parlament dhe tha nuk ka protestë. Është një protestë që vijon prej katër muajsh. Kemi një kryetar bashkisë që paguan 20 këshilltarë që nuk e këshillojnë  që të japin zgjidhje. Ky projekt përflitet që të filloj në muajit shkurt", tha Marku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardita20/01/2022 04:30

Pse me mire ti drejtoj plakut sherrgji e i dalun mendsh tropohajvanit Sal???

Daj Jaku14/01/2022 19:27

Keni harruar ti shkruani letër Lul Boshit.

Shto koment

Denonco