‘Vend me rrezik të lartë’/ Ndryshojnë rregullat për të shkuar në Gjermani nga Shqipëria

‘Vend me rrezik të lartë’/ Ndryshojnë rregullat për të shkuar në Gjermani nga Shqipëria

16:27, 14/01/2022
A+ Aa A-

Nga dita e diel, 16 janar 2022, Shqipëria do të konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid-19, sipas ambasadës gjermane në Shqipëri.

Në njoftimin e ambasadës, theksohet se si pasojë e këtij vlerësimi, ndryshojnë edhe kushtet për hyrjen në Gjermani, thotë ambasada.

"Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

Gjatë regjistrimit ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

 Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani.

Megjithatë pas mbërritjes do iu duhet të karantinoheni për 10 ditë.

Pas 5 ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës

Postimi i plotë i ambasadës gjermane:

❗❗❗ Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani ❗❗❗

Nga dita e dielë, 16 janar 2022, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

🔺 Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

🔺 Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

🔺 Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t'ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

ℹ️ Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: 👉  https://tirana.diplo.de/al-de/-/2502392

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco