Lajmi i fundit

LIVE/ Foltorja e Mirditës, pritje madhështore për Sali Berishën

VIDEO SYRI TV/ Mungesa e investimeve nga qeveria, rrit emigracionin tek të rinjtë

VIDEO SYRI TV/ Mungesa e investimeve nga qeveria, rrit emigracionin tek të rinjtë

12:01, 14/01/2022
A+ Aa A-

Të rinjtë po braktisin Shqipërinë për shkak të mungesës së investimeve në arsim dhe për punësimin e tyre, UNICEF në raportin më të të fundit thekson se vendi ynë duhet të rrisi investimet tek të rinjtë në mënyrë që të frenojë largimin masiv.

Nga SYRI TV

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) vuri në dukje se, nëse nuk hartohen politika për të adresuar emigracionin dhe shkallën në rënie të lindjeve, me shumë gjasa popullsia shqiptare do të vazhdojë të bjerë.

‘Emigracioni i të rinjve jo vetëm që redukton në mënyrë të pashmangshme dhe eksponenciale shkallën kombëtare të lindjeve, por edhe ka ndikuar negativisht në ekonomi, mekanizmat e kujdesit social dhe modelet familjare, si dhe ka penguar rritjen dhe zhvillimin ekonomik duke gërryer kapitalin shoqëror të vendit’ thuhet në analizën për situatën e fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri.

Studimet që ka referuar UNICEF tregojnë se fëmijët dhe prindërit e shohin emigracionin si një zgjedhje pozitive. Vendimi i thuajse 60% të maturantëve për të studiuar jashtë vendit pasqyron jo vetëm vlerësimin që kanë lidhur me perspektivat e tyre ekonomike, por edhe sistemin arsimor kombëtar.

Gjatë periudhës 2015 – 2019, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri arriti një mesatare prej 3.26 për qind në vit, megjithatë, rritja e të ardhurave kombëtare nuk është përkthyer në përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, ose mbrojtjes sociale, dhe qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë investuar mjaftueshëm në shërbimet për fëmijë.

Shqipëria u rendit e fundit në indeksin Evropian për Shëndetin e Konsumatorit në vitin 2018, për shkak të alokimit të ulët shpërpjesëtimor të burimeve drejt kujdesit shëndetësor parësor, veçanërisht për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Kombet e Bashkuara nëpërmjet UNICEF mendojnë se Shqipëria ka ende hapësira për të rritur të ardhurat e disponueshme për fëmijët, edhe në kontekstin e rënies së Prodhimit të Brendshëm Brut për shkak të COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco