VIDEO – SYRI TV/ Rritja e infektimeve, shtoi kërkesën për barna, farmacistja: Më të prekur, të moshuarit dhe fëmijët

VIDEO – SYRI TV/ Rritja e infektimeve, shtoi kërkesën për barna, farmacistja: Më të prekur, të moshuarit dhe fëmijët

08:21, 14/01/2022
A+ Aa A-

Rritja e ndjeshme e infektimeve me covid dhe virozat e stinës, kanë shtuar kërkesat e qytetarëve për barna mjekësore. Farmacistët pohojnë se fluksi është shtuar pas festave të fundvitit, dhe grupet më të prekura janë të moshuarit dhe fëmijët.

Syri Tv

Ndërsa vendi ynë shënon një rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve me covid, variacionet e tij dhe virozat e stinës, paralelisht është rritur edhe fluksi i qytetarëve për të marrë medikamente në farmaci. Presidentja e urdhrit të Farmacistëve për Tiranën, Laurela Zani, u shpreh se luhatja e e temperaturave ka pasur ndikim në organizëm, duke prekur kryesisht të moshuarit dhe fëmijët.

Sipas farmacistëve, vihet re se fluksi është shtuar pas festave të fundvitit.

Zani rekomandoi edhe disa nga barnat që duhen përdorur gjatë kësaj periudhe, duke bërë apel për vizita të rregullta mjekësore.

Farmacistët pohojnë se edhe me rritjen e fluksit të të infektuarve, gjendja e tyre përgjithësisht nuk paraqitet e rëndë, kjo për faktin se pjesa më e madhe e tyre e kanë kaluar covidin dhe janë të vaksinuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco