Ekspozita - ‘Gravity, Forms of Spiritual’

Ekspozita - ‘Gravity, Forms of Spiritual’

09:46, 09/12/2021
A+ Aa A-

Credins Bank vjen në këtë prag festash me një ekspozitë të re pranë ambienteve të drejtorisë qëndrore.

Në kuadër tënismës “Credins mbështet Artin”, është hapur pranë ambienteve tona një ekspozite qeramike mjaft e veçantë dhe e bukur e artistes së re të talentuar- Anjesa Kolevica.

Punimet e mrekullueshme të qeramikës kanë zbukuruar më shumë degën tonë në këtë prag festash, duke sjelle një atmosferë akoma dhe me festive.

Ekpozita titullohet: “Gravity, Forms of Spiritual”, dhe është pikërisht kjo fjalë e thjeshtë në themel të ekzistencës tonë që u bë frymëzuesja krijuese e ketyre formave ovale skulpturale.

Tokë – Zjarr – Ujë- Baltë janë pikërisht materialet bazë në krijimin e këtyre formave planetare, humane e sidomos femërore, forma të buta tërheqëse sensuale që presin të ngjizen deri në rilindje, në krijimin e një forme të re, një realiteti të ri, një dimensioni tjetër. Forma të një Spiritualiteti Gavitacional/Tërheqës.

Artistja Anjesa Kolevica vjen nga nje familje artistësh korçarë të njohur në fushën e qeramikës. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Institutin e Arteve “Francesco Antonio Grue”, Itali, ku është diplomuar me titullin “Maestro d’Arte”, e specializuar në teknologjinë e qeramikës dhe të glazurave. E katërta në brez që trashëgon profesionin e familjes, artin e qeramikës.

Kolevicat, një mbiemer I shquar në fushën e arteve vizive, arkitekturës dhe muzikës, gjithmonë kanë dhënë kontributin e tyre në sferën artistike dhe kulturore në Shqipëri dhe më gjërë. Pjesëmarrëse në shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit, e vlerësuar me çmime të vecanta, vazhdon të ndjekë gjurmët e paraardhësve të familjes, duke iu dedikuar zhvillimit të artit të qeramikës kontemporane.

Të lumtur të mbeshtesim mbi të gjitha një artiste femer, që me dëshirë, pasion dhe talent po çon më tej, jo vetem traditën familjare, po dhe artin e bukur të qeramikës.

Një kënaqësi më shumë për stafin dhe klientët e bankës Credins të shijojnë dhe vlerësojnë këto punime kaq të bukura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco