Kafe Shqeto/ Fatkeqësitë nga bombolat e gazit frikësojnë qytetarët

Kafe Shqeto/ Fatkeqësitë nga bombolat e gazit frikësojnë qytetarët

12:44, 08/12/2021
A+ Aa A-

Stina e dimrit ka filluar, kushtet atmosferike janë rënduar dhe të gjithë shqetësohemi se me do të ngrohemi, sa do të na kushtojë ngrohja dhe mbi të gjitha shqetësohemi nëse fëmijët do të kenë mundësi për tu ngrohur në shkollat publike të vendit.

Për të folur për këtë çështje ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ gazetari Elvis Hila dhe korrospodentja e SYRI.TV Fatma Maka.

Në lidhje me këtë problematike Hila është shprehur:

‘Ne kemi bërë një investigim së bashku me dy kolegët e mi të cilën një ditë më parë e kemi publikuar në Reporter.al në lidhje me tregtinë e bombulave të gazit dhe siç e kemi vendosur dhe titullin bombolat e gazit po shkaktojnë tragjedi në Shqipëri pasi tregtia e tyre në shumë raste është jashtë kushteve të përcaktuara dhe normalisht kjo po sjell probleme dhe incidente të ndryshme. Referuar të dhënave që kemi mbledhur gjatë këtij viti janë regjistruar 19 aksidente të rënda duke shkaktuar 5 viktima 7 të plagosur dhe disa shtëpi dhe biznese të rrënuara në qytetet të ndryshme të Shqipërisë. Ku rasti më i rëndë është shpërthimi i një bomble gazi pikërisht në një hotel në Velipojë ku shpërthimi ju mori jetën 4 pjestarëve të një familje, konkretisht nënës dhe tre fëmijëve të saj. Nga ana tjetër nga veprimet paraprake rezulton se shkak i kësaj tragjedie është bërë rrjedhja e bombulës së gazit që në lidhje me këtë ngjarje është proceduar penalisht shefi dhe është ndaluar tregtari i gazit i cili kishte shitur kësaj familje bombulën por që rezulton se subjekti në fjalë ishte kapur me shkelje dhe herë të tjera po vazhdonte sërisht tregtimin e bombula të gazit. Gazi i lëngshëm që tregtohet kryesisht me bombula edhe pse më i lirë në çmim përdoret nga 10.2% e familjarëve në Shqipëri.  Përmes kërkesave që ne kemi për të drejtën  e informimit kemi siguruar nga ISHTI – inspektoriatin përgjegjës për kontrollin e enëve me presion që gjatë 5 viteve të fundit ishin kryer mijëra inspektime dhe ishin vendosur 202 gjoba për shkelje nga më të ndryshme nga subjeket e tregtisë së gazit por vetëm një pjesë e vogël e tyre u ekzekutuan. Në total janë vendosur gjoba me vlerë 41.5 milion lekë por vetëm 13 milion lekë ose 31% arritën të mblidheshin në pesë vjetë. Por nga na tjetër siç ndodh rëndom në Shqipëri në vazhdimësi faji ju ngelet viktimave edhe ekspert të fushës por edhe përfaqësues të institucioneve thonë se pakujdesia e familjarëve në vendosjen e bombola të gazit ka shkaktuar rrjedhje në pjesën më të madhe të gazit duke shkaktuar dhe incidente të ndryshme duke djegur banesa por edhe duke shkaktuar edhe viktima’ .

Ndërsa korrospodentja e SYRI.TV është shprehur se shteti duhet t’i theksojë vëmëndje këtij problemi pasi pasoja tragjike do mund të kemi dhe në vazhdi.

Maka është shprehur:

Në fakt ka vite kjo  problematike përsa i përket bombola të gazit jashtë standardit tregtimit të tyre e cila dhe vazhdon. Mirëpo e fundit  siç e përmendi dhe z.Reja është tragjedia e familjes Gjoka ku humbën jetën dhe 4 pjestarët e saj dhe nëse shteti nuk i vë vëmëndje të theksuar kësaj problematike mendoj se do të kemi dhe në vazhdim. Kemi pasur dhe vitin e kaluar shpërthime në shkolla të cilët janë ngrohur me gaz, ku pas shpërthimit është bërë menjehërë e detyrueshme largimi i nxënësve.

Flavio: Z.Hila jam i detyruar t’ju pyes se nuk mund të ketë tregti të paligjshme pa një dorë të fshehtë të shtetit. A ka një kontroll të rreptë të këtyre sipërmarrësve që prej vitesh kanë shkaktuar problematike deri në tragjedi? A ka një kontroll të tyre apo ka një tolerancë për shkak të ryshfetit apo është thjesht një kërkesë e publikut për të pasur një alternativë edhe më të lirë të këtij produkti?

Hila: Në fakt duhet thënë që prej vitit 2015 në rrethe nuk ka më dikastere që e kontrollojnë tregtinë e bombulave të gazit dhe gjithçka kordinohet nga drejtoria qendrore që ndodhet në Tiranë dhe siç duket kjo ju ka dhënë dorë të lirë dhe janë disi më të qetë tregtarët e bombola të gazit për të vepruar pasi nuk ka kontrolle të vazhdueshme dhe janë larg  drejtorisë së përgjithshme dhe atyrëve të cilët kanë për detyrë për t’i kontrolluar. Nga të dhënat që ne kemi siguruar ISHTI thotë se ka ushtruar kontrolle të konsiderueshme por vihet re se kontrollet më të shumta kanë qënë për gjatë vitit 2017 dhe vitit 2018 dhe gjatë viteve pasuese deri në vitin 2021 ka pasur kontrolle më të pakta. Por ajo se çfarë duhet theksuar është fakti që tragjedia e Velipojës dhe ngjarjet e tjera të njëpasnjeshme që kanë ndodhur ku vetëm në qarkun e Lezhës në dy muaj numërojmë 4 incidente me bombulat e gazit ku ka pasur dhe një viktimë pikërisht në zonën e Mirditës në fund të muajit shtator kjo duket se i ka ndërgjegjësuar disi qytetarët ose i ka frikësuar përsa i përket përdorimit të bombola të gazit. Shumë prej tyre kanë hequr dorë nga frika se mund të ketë incidente të tilla dhe që normalisht ka dhe prej atyre që janë të detyruar t'i përdorin për shkak të çmimit i cili është më i ulët për të siguruar ngrohjen përmes gazit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco