Moti sot dhe nesër, 8 - 9 dhjetor 2021

Moti sot dhe nesër, 8 - 9 dhjetor 2021

07:16, 08/12/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartët atmosferik dhe masa ajri kontinentale të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të qëndrueshëm.

E mërkurë, 8 dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhevranësira mesatare . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .  

Temperaturat:

Zona malore       -4/5°C
Zona e ulët          1/12°C
Zona bregdetare  4/12°C

Kosova, e mërkurë, 8 dhjetor 2021

Moti do të jetë kthjellime dhe vranësira me reshje të pakta bore. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -4°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 6°C .

E enjte, 9 dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shoi dhe stuhi në zonën perëndimore. Në zonat malore priten reshje bore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .  

Temperaturat:

Zona malore       0/7°C
Zona e ulët          5/15°C
Zona bregdetare  8/16°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco