Vijojnë reshjet e borës dhe shiut në vend, disa fshatra pa energji në Qarkun e Korçës

Vijojnë reshjet e borës dhe shiut në vend, disa fshatra pa energji në Qarkun e Korçës

17:12, 07/12/2021
A+ Aa A-

Zonat e thella malore vijojnë të kenë probleme nga reshjet e  dëborës dhe shiut. Fshati Panarit i Korçës është tërësisht i izoluar. Ndërkohë, në qarkun e Korçës, Shkodrës apo dhe Elbasanit, raportohet për mungesë të energjisë elektrike në zonat rurale. Zyrtarë të pushtetit lokal në Elbasan, deklaruan se kanë vështirësi në përballimin e situatës

NGA SYRI TV

Gjatë orëve të fundit reshjet e shiut dhe të dëborës kanë vijuar të jenë prezente në vendin tonë, por me itensitet të ulët. Në qarkun e Korçës raportohen probleme me energjinë elektrike në zonat e thella malore si Vithkuqi, Panariti, apo zona e Gorës në Pogradec. Emergjencat civile raportojnë se në terren janë grupet e punës, të cilat po punojnë për riparimin e defekteve.

Edhe në qarkun e Shkodrës, në zonat e Fushë Arrëzit, Vaut të dejës, Qafës së Malit etj, nuk ka energji elektrike për shkak të problemeve në rrjetin e transmetimit. Situata në tre hidrocentralet e lumit Drin vijon të jetë pa rrezik për momentin, pasi nivelet e ujit janë brenda normave. Probleme raportohen në qarkullimin e mjeteve në aksin e Qafës së Thores, për shkak se trashësia e dëborës ka arritur në 80 centimetra.

Në qarkun e Elbasanit janë regjsitruar probleme me aluvionet dhe inertet në akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë dhe Gramsh-Grabovë. Në Gramsh një pjesë e qytetit është pa energji për shkak të defektit në një fider. Ndërkohë, nënkryetarja e bashkisë së Gramshit Ergita Kaso dhe nënprefekti i Peqinit, Edmond Xhoni deklaruan në mbledhjen e shtabit të emergjencave se pushteti lokal ka vështirësi në menaxhimin e situatës.

Aksi rrugor Lezhë- Ungrej u bllokua gjatë natës për shkak të rrëshqitjes së dherave, duke izoluar mbi 9 fshatra. Këtë mëngjes ka nisur puna për rihapjen e rrugës.

                                                  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco