‘Kostot e ndërtimit më të larta në dekadë’/ INSTAT: Rritja më shumë në 3 mujorin e tretë në 2021

‘Kostot e ndërtimit më të larta në dekadë’/ INSTAT: Rritja më shumë në 3 mujorin e tretë në 2021

16:25, 07/12/2021
A+ Aa A-

Kostot në sektorin e ndërtimit, si rrjedhojë edhe cmimet e apartamenteve, u rritën në nivelin më të lartë të dekadës në tremujorin e tretë, kryesisht prej rritjes së çmimeve në lëndët e para.

INSTAT raportoi se indeksi i Kushtimit në Ndërtim (INK), në tremujorin e tretë 2021 arriti 102,1 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Sipas revistes ekonomike Monitor, ndryshimi vjetor i indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e tretë 2021 është 2,2 %.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 0,2 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime materiale” me 2,9 %, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 2,4 %, “Shpenzime për paga” me 2,1 %, “Shpenzime transporti” me 2,0 %, “Shpenzime makinerie” dhe “Shpenzime energjie” me 1,4 % secili.

Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale ndërtimi” shënoi rritjen më të lartë me 3,0 %. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim  mat koston e ndërtimit në banesa duke monitoruar ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10 kate).

Rritja e çmimeve të lëndëve të para ka ushtruar presion në rritjen e kostove në sektorin e prodhimit. Ndërtimi ishte një nga aktivitetet që u ndikua më pak nga kriza e pandemisë, teksa sektori rezidencial përfitoi dhe nga lulëzimi i pazakontë i shitjeve të pasurive të paluajtshme, që udhëhoqi performancën ekonomike në vitin 2020.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco