Protesta në Laprakë/ Nga sa banorë preken nga prishja e banesave dhe deri si u gënjyen, gazetari tregon detaje

Protesta në Laprakë/ Nga sa banorë preken nga prishja e banesave dhe deri si u gënjyen, gazetari tregon detaje

13:08, 07/12/2021
A+ Aa A-

Banorët e Laprakës vazhdojnë për të tretin muaj protestën pasi banesat e tyre do të prishën për shkak të devijimit të projektit të Unazës së Madhe. Ata kanë paralajmëruar se do ta zhvendosin protestën përpara zyrtarëve përgjegjës nëse nuk i japin zgjidhje problemit të tyre. Këto banorë kanë kërkuar publikisht se cilat janë banesat që do të shemben? Çfarë do të ndodhë me ata në rast se ju shemben banesat? Sa do të jetë vlera e dëmshpërblimit? Kanë kaluar tre muaj dhe banorët ende nuk kanë marrë përgjigje. Ata kanë frikë se shumë shpjet fadromat do të mbërrijnë në banesat e tyre.

Për të folur me detaje për çështjen e ngritur nga këta banorë ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’  gazetari i SYRI.TV Bled Marku, i cili preket dhe vetë nga ky projekt.  

Flavio: Banorët e Unazës rezistuan për qindra ditë me radhe dhe megjithatë nuk ja dolën. Banorët e Laprakës e kanë të njejtën frikë se do të trajtohen njesoj apo kanë një qasje dhe një vizion plotësisht për qendresën e tyre?

Marku: Ne i kemi nisur protestat me datën 3 shtator në lagje kur jemi njohur dhe me projektin e Unazës së Madhe, projekti që vijon nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Shkozës ku preken 654 banesa. Pavarësisht se kanë një precedent të keq nga ajo se çfarë ndodhi në zonën e Astirit ku u shemben banesat u protestua për afro dy vjet dhe nuk morën një zgjidhje. Ne, unë i pari të gjithë banorët që janë atje janë mëse të vendosur se kurrë që këtë kauz të mos e tradhëtojnë, pasi mesa duket ka dhe një lloj diferencimi nga ajo çfarë ndodhi në zonën e Astrit , pasi ne ende nuk jemi të përçarë. Nga informacionet që kemi patur në zonën e Astirit natën shkonin punonjësit e  Bashkisë dhe të ARRSH-së për të bërë një lloj përçarje. Por halli i përbashkët që kemi ne atje duket se deri në këto momente nuk ka përçarje. Kemi tre muaj që protestojmë dhe ajo çka është e frikshmë është fakti që nuk ka asnjë reagim nga autoritet, qoftë nga Bashkia, qoftë nga ARRSH-ja, qoftë nga Ministria e Infrastrukturës,  qoftë dhe nga ALUIZNI. I kemi dërguar disa kërkesa për të marrë shkresa zyrtare por nuk kemi përgjigje as për faktin pse është devijuar ky projekt.

Ndrësa pyetjes për situatën brenda familjeve që presin t'ju prishet banesa, Marku është përgjigjur: 

 700 banesa nuk janë 700 familje, pasi kujtojmë që në një banesë mund të jenë dy kurora ose tre kurora, pra numri familjes mund të rritet. Mund të jenë 1800 banorë të cilat preken dhe mund të mbesin në qiell të hapur. Sigurisht ka frikë, sigurisht ka panik tek banorët atje pasi heshtja që kanë autoritetet dhe mos dhënia e një përgjigje konkrete e rrit më së shumti pakënaqësinë , rrit më së shumti frikën, e rrit më së shumti frikën për të nesërmen pasi jemi në muajin dhjetor dhe moti sa vjen e ftohet. Kujtojmë dhe një deklaratë të kreut të ARRSH-së ku u shpreh: se projekti i Unazës së Madhe do të vijojë në fillim të muajit dhjetor. Jemi në fillim të muajit dhjetor , pritet që në ditët në vijim të miratohet edhe tenderi , të jepen paratë për këtë tender, kështu që do të nisin dhe punimet . Por në momentin që do të nisin punimet aty situata do të agravohet pasi heshtja e tyre mesa duket është vrastare dhe duket se vetëm mënyra e përshkallëzimit të kësaj situate tërheq disi vëmëndjen për t’ju dhënë një zgjidhje. Kanë artikuluar nëpër studio televizive që do të mundohen t’i japin një zgjidhje banorëve të cilët që preken nga ky projekt por asnjëherë në terren  Në protestën që ne e organizojmë është dhe një i moshuar 94 vjeç i cili del sa herë e thërrasim në protestë ai shprehet : unë do të protestoj se jetoj në shtëpi bashkë me nipat e mi dhe nuk dua që të na ndajnë mua dhe nipat.

Pyetjes se si e morësh vesh që banesat e tyre do të prishen dhe pse këta protestues janë në një pozitë të keqe, gazetari është shprehur:

Marku: Dy ditë para se të nismin protestën erdhën punonjësit e ARRSH-së zbritën në terren dhe shkuan si xhandar banesë, banesë duke thënë se shtëpia jote do të prishet. Falë Zotit ka ende njerëz të mirë në dyert e institucioneve ku mund të marrin informacione pasi po përsëris dhe njëherë tjetër se në qoftë punonjësit e administratës do të ishin si  maskarenjtë që e drejtojnë vendin atëherë nuk do të kishte as protestë aty pasi do të kishte një ‘black out’ informativ. Ne mund ta ilustorjmë me foto si ka devijuar projekti, kjo është foto 1.

Image

Shenja me të kuqe është projekti i Adil Çarçanit . Besoj se e dimë projektin e Adil Çarçanit, artikulohet shpesh në media dhe në kohën kur ishin protestat në zonën e Astirit thuhej se projekti i Adil Çarçanit do zbatohet në mënyrë rigoroze nga Kryetari i Bashkisë, nga ish kreu i ARRSH-së asaj kohe ,por kjo gjurma e zezë është devijimi që është bërë sot dhe është bërë ky devijim pa dhënë asnjë informacion pa asnjë konsult me një banor të zonës atje. Por t’ju referohem shkresave zyrtare  dhe këtu dalin gafil autorietet shtetërore.  I kemi dërguar një shkresë dhe përgjigja është fotoja dy.

Image

ARRSH thotë: projekti përfundimtar i zbatim studim projetktit në segmentin rrugor të Unazës së Madhe nga Sheshi Shqiponja tek Bulevardi i ri nuk ka pësuar ndryshime (pika dy). Por është një mashtrim është një gënjeshtër pasi nga ajo që kemi në foton e parë, është devijuar projekti i Unazës së madhe nga projekti i Adil Çarçanit një projekt që ka qënë nga viti 1986 që është miratuar dhe njihej gjerësisht në kryeqytet pasi ky projekt do zbatohej për vijim e Unazës së Madhe. Fillimisht duhet hetuar pse u devijua ky projekt , projekti është gjarpëruese. Nëse e shohim këtë projekt, shohim hapësirë  të cilët sipas banorëve janë bosh për t’ju hapur rrugë ndërtimit të pallateve shumëkatëshe në ato zonë. Dhe kjo ngre pikëpyetje.

Ne jemi në pozitën më të keqe të mundshme nuk kemi një opozit që na mbështet , kemi një Kryetar Bashkie arrogant i cili kërcënon çdo protestues, madje dhe vetë deputetët të cilëve ju thotë se në se shkoni dhe mbështesni protestën e  banorëve të zonave të ndryshme të cilët ju merren pronat, ju do të shpalleni non grata dhe nuk merrni vizë nga ambasada e SHBA-së. Kemi një qeveri arrogante. Kjo qeveri është në mandatin e tretë dhe tashmë nuk ju bën më përshtypje asgjë. Por ajo që është e frikshmë është fakti se asnjë deputet i opozitës nuk ka reaguar zyrtarisht. Çdo opozitë në botë do e kishte luks të kishte pesë protesta për pronën, pasi sot janë pesë protesta në kryeqytet vetëm për çështjen e pronës. Është protesta në zonën e Kinostudios, ku do shembën pallate, është në Kombinat do shemben pallate, është në Laprakë ku do shemben rreth 700 banesa, është dhe protesta tjetër tek zona 5 maji  dhe asnjë anëtar i opozitës nuk ka bërë një hap përpara qoftë për tu treguar të zgjuar për kapitale politike. Ndoshta kanë dhe frikë se panë z. Klevis Balliun që protestoi dy vite në zonën e Astirti dhe sot është jashtë parlamentit dhe ndoshta mendojnë që ai që mbështet banorët nesër mbete jashtë parlamentit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco