Vranësira, borë dhe erë, temperaturat deri në minus 4 në zonat malore Kimza, Pukë

Vranësira, borë dhe erë, temperaturat deri në minus 4 në zonat malore

07:00, 07/12/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë edhe ne vendin tonë mot të paqëndrueshëm.

E martë, 7 dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta shiu. Në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .  

Temperaturat:

Zona malore        2/5°C
Zona e ulët          4/12°C
Zona bregdetare  8/14°C

Kosova, e martë, 7 dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -4°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 4°C .

E mërkurë, 8 dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .  

Temperaturat:

Zona malore       -4/3°C
Zona e ulët          1/12°C
Zona bregdetare  4/13°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco