VIDEO-SYRI TV/ Qyteti i Durrësit përmbytet nga shiut, Bashkia i çon paratë te Veliera

VIDEO-SYRI TV/ Qyteti i Durrësit përmbytet nga shiut, Bashkia i çon paratë te Veliera

15:23, 06/12/2021
A+ Aa A-

Rrugët e Durrësit u përmbytën nga reshjet e fundit të shiut, të cilat nxorën në pah problemet me infrastrukturën dhe kolektorët në këtë qytet. Por pavarësisht situatës problematike dhe mungesës së investimeve në sistemin rrugor, bashkia e Durrësit ka vendosur të mos tërhiqet nga dhënia e 2.5 milion eurove shtesë për përfundimin e Velierës. Ky projekt kundërshtohet nga qytetarët.

Nga SYRI TV

Qyteti i Durrësit u zgjua këtë të hënë nën pushtetin e ujit. Disa nga akset rrugore kryesore të qytetit u përmbytën për shkak të reshjeve të shiut. Përmbytjet e rrugëve të qyteti treguan dhe një herë problemet me infrastrukturën dhe kanalizimet jashtë funksionit në Durrës, të cilat prej kohësh nuk njohin investime nga bashkia, pavarësisht apelit të vazhdueshëm të qytetarëve.

Mirëpo ndonëse një situatë kaotike, me rrugë të përmbytura dhe të dëmtuara, kanale e kolektorë jashtë funksionit, bashkia e Durrësit nuk e sheh me prioritet investimin në këto zona, por kërkon të japë dhe 2.5 milion euro të tjera për projektin e velierës.

Pak ditë më parë, bashkia njoftoi pezullimin e tenderit prej 2.5 milion eurosh shtesë për përfundimin e Velierës.

Por ky projekt, që do të kushtojë në total 10 milionë euro, nuk gjen miratimin e qytetarëve durrsakë, të cilët thonë se paratë që do të shpenzohen për velierën, mund të përdoreshin për infrastrukturën e qytetit.

Mirëpo duket se pushteti lokal nuk i dëgjon qytetarët e vetë, duke vijuar të investojë miliarda lekë në një projekt të shumë kontestuar, dhe mbi të gjitha, që ka shkatërruar një nga zonat arkeologjike të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco