VIDEO-SYRI TV/ Shiu nuk i zmbraps, banorët e 5 majit, akuza për ryshfet me legalizimet

VIDEO-SYRI TV/ Shiu nuk i zmbraps, banorët e 5 majit, akuza për ryshfet me legalizimet

14:06, 06/12/2021
A+ Aa A-

Banorët e 5 majit vazhdojnë me protestat, pavarësisht kushteve atmosferike. Ata janë të vendosur të mbrojnë banesat e tyre deri në fund, por shprehen të zhgënjyer nga institucionet. Nuk kanë munguar as akuzat se tashmë në zonë kanë nisur legalizimet nëpërmjet ryshfetit.

Nga SYRI TV

Reshjet e dendura të shiut nuk i ndalojnë banorët e 5 majit të dalin në rrugë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat do të shemben në kuadër të procesit të rindërtimit. Pas gati 2 muajsh protestë, ata ndihen të zhgënjyer nga institucionet përkatëse veçanërisht Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj.

Sipas tyre, tashmë në këtë zonë ka filluar procesi I legalizimit, me para nën dorë.

Banorët nuk kanë kursyer as akuzat ndaj firmës e cila do të kryejë punimet në këtë zonë, të cilët nuk kanë hequr as mbetjet inerte.

Të zhgënjyer, këta banorë të kryeqytetit janë shprehur se me ngut në zonë është rehabilitimi I rrugëve dhe jo nxjerrja e tyre nga shtëpia për rindërtimin, pasi në këto rrugë bashkia nuk ka vënë kurrë dorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco