VIDEO/ Durrësi gdhihet nën rrebeshe shiu, fryhen lumenjtë Erzen dhe Ishëm

VIDEO/ Durrësi gdhihet nën rrebeshe shiu, fryhen lumenjtë Erzen dhe Ishëm

08:52, 06/12/2021
A+ Aa A-

Qyteti i Durrësit u zgjua me rrebeshe shiu këtë mëngjes. Shirat e vrullshme kanë rënë gjate gjithë natës me ndërprerje të herepashershme. Edhe gjatë orëve të mëngjesit ka pasur një rënie të vrullshme shiu edhe në zonat rurale. Në disa vende konstatohet nga banorët fryrje e shtretërve të lumenjve Ishëm dhe Erzen kryesisht në afërsi të grykëderdhjeve.

Situata në qarkun e Durresit paraqitet si më poshtë:

Reshje me intensitet mesatar në të gjithë qarkun. Rrugët nacionale dhe ato rurale janë të kalushme dhe pa probleme. Malësia e Krujës dhe disa zona periferike të Fushë Krujës në disa fshatra kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Të dy hidrovoret në qark janë në gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Hidrovori i Durrësit është në nivelin -1.6 m. Ka prurje të mbeturinave, në mbështetje ka shkuar një eskavator. Rezervuarët janë në monitorim të plotë dhe pa probleme. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike vazhdon normal në të gjithë qarkun.

Të dy lumenjtë, Erzen dhe Ishëm janë duke ngritur nivelet mbi normë në shtratin e tyre. Situata është në monitorim të vazhdueshëm. Ura në Sukth, në autostradë dhe argjinatura e ngritur për mbrojtjen e lagjes Erzeni është normalisht pa probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco