Parashikimi i motit për ditën e hënë

Parashikimi i motit për ditën e hënë

23:20, 05/12/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Java që presim përpara parashikohet një tjetër javë me reshje shiu e dëbore për vendin tonë, por përgjatë saj nuk do të mungojnë edhe ditët me diell.

Java nis me ditën e Hënë dhe mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të vazhdueshme përgjatë.

Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Por në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jug - jugperëndimit reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore mbi 300metër parashikohen edhe reshje dëbore me intensitet mesatar të cilat zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të ditës së Martë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco